Categories Lajme

MJK-ja: Thënia se zhvillimi i Kinës ka ardhur nga bamirësia e ShBA-së, shumë qesharake

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të mërkurën në Pekin se arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë ardhur nga bamirësia e ndonjë individi ose vendi të caktuar.

Sipas njoftimeve, një lider amerikan ka thënë kohët e fundit se Kina është zhvilluar shumë, por kjo është bërë me paratë e ShBA-së. Duke folur për këtë, Hua tha:

“Shikoni në mbarë botën. A ekziston ndonjë vend i aftë për ta zhvilluar Kinën me paratë e tij? Shumë qesharake! Arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë qenë lëmoshë e ndonjë individi ose e ndonjë vendi. Zhvillimi i Kinës është arritur nga puna, mençuria dhe guximi i popullit kinez.”

Hua shtoi se qysh nga viti 1987, kur filloi regjistrimi i statistikave për investimet e huaja në Kinë, Kina ka përdorur mbi 2 trilionë dollarë investime të huaja, nga të cilat pak më shumë se 80 miliardë dollarë nga ShBA-ja, duke zënë vetëm rreth 4 për qind të investimeve të huaja.

“Siç e dimë të gjithë, kostoja e jetesës e shumë familjeve amerikane është ulur dukshëm për shkak të bashkëpunimit midis Kinës dhe ShBA-së, për shkak të mallrave kineze. Madje kompanitë amerikane kanë marrë përfitime të shumta. Sipas Këshillit të Biznesit Kinë-ShBA, eksportet amerikane në Kinë kanë krijuar mbi 1.1 milion vende pune në ShBA. Në vitin 2017, grupi GM fitoi rreth 13.4 miliardë juanë nga dy kompanitë e tij në Kinë, pavarësisht se pësoi 10.98 miliardë juanë humbje në mbarë botën. Shitjet e kompanisë ‘Qualcomm’ në Kinë kanë zënë 58 për qind të të ardhurave të përgjithshme të saj”, u shpreh zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying. (Li Huailiang)

Marrë nga CRI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME