Categories Showbiz

Modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: Ja si më gënjeu, tani gjykohem vetëm unë

Jeta private e Wanda Nara dhe Mauro Icardit është padyshim telenovela e momentit, nga e cila detaje të reja kanë dalë në dritë. Modelja argjentinase Eugenia Suarez, e njohur ndryshe si China, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas akuzave të Nara-s se partneri e tradhtoi me të.

Sipas “Corriere dello Sport”, China akuzon Icardi-n për mashtrim, pasi ai i kishte thënë se ishte ndarë nga Wanda gjatë kohës që shkonte ta takonte. “Unë nuk e fillova unë e para, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”, shkroi ajo fillimisht në Instastory. Eugenia i konfirmoi thashethemet, por tha se nuk do të bëhej shkak për prishjen e një familjeje.

“Koston e prishjes së imazhit të një familjeje të lumtur e paguaj vetëm unë, jo njeriu që gaboi. Duket se është më e besueshme për këtë shoqëri, duke e ditur se si sillen gjithmonë, që të besojë se unë jam shkaktarja, ajo që mashtron dhe jo viktima.

Unë e bëj për veten time dhe për gratë e tjera që janë përdorur gjithmonë dhe që janë gjykuar. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të kërkoj të drejtat për të jetuar pa paragjykime”,- përfundoi ajo.

“Telenovela” Wanda Nara dhe Mauro Icardi, nisi kur modelja akuzoi publikisht ish-futbollistin e Interit për tradhti me shoqen e saj, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ‘’Ikardi shkatërroi familjen për një k****’’. Më vonë u raportua se ajo kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje i hakeroi edhe telefonin për t’i zbuluar se me kë fliste.

Nga hakerimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores Kina Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë. Por një status i sulmuesit të PSG, ka lënë të nënkuptohet se biondja seksi i ka dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre, pas lajmeve se kishte kërkuar divorcin.

Ai postoi disa foto krah bashkëshortes së tij dhe shkroi: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua. Dhemb shumë kur lëndon të dashurit e tu. T’i shërohesh vetëm kur falesh nga personi që ke lënduar.”Në postim ka etiketuar edhe Wanda Narën, e cila është njëkohësisht agjentja e tij, ndërsa nuk dihet nëse fotot janë aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME