Categories Showbiz

Moderatori bën publike lidhjen me bjellorusen: Fiks në stilin që unë dua

Gazetari i emisionit Klinton Zeqiraj ka bërë publike lidhjen e tij të re. Ai ka postuar një foto ku shihet shumë pranë një vajze të panjohur dhe ku miqtë kanë filluar ta ngacmojnë për të mësuar më shumë për të. Vajza quhet Katerina dhe është nga Bjellorusia.

I pyetur nga “Panorama Plus” për marrëdhënien e tij me këtë vajzë, Klintoni u shpreh: “Ajo është yll. U njohëm këtu në Sarandë, pasi ajo punon në një agjenci turistike, ndërsa studion në vitin e fundit për EkonomiTurizëm. U pamë te marketi im këtu në qytet. Vinte për të blerë. Në fillim flisnim pak me njëri-tjetrin, pastaj i kërkova ‘Instagram’-in e më pas e ftova për të dalë. Dolëm dhe tani jemi bashkë. Ajo është fiks në stilin që dua unë.”

Klinton Zeqiraj ka qenë pjesë e disa programeve televizive dhe së fundmi është i njohur për intervistat, vox pop-et, dhe improvizimet e tij në programin “Stop”, që moderohet nga Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj. Pak ditë më parë, stafi mbylli sezonin për t’u rikthyer në vjeshtë në po të njëjtin program. Gjatë verës, Klintoni kthehet në qytetin e lindjes, Sarandë, ku thotë se këtë sezon fati deshi të njihej me këtë vajzë të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME