Categories Bota

Anglia po përgatit një plan të gjerë për mbipeshën tek njerëzit

Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të njoftojë të hënën një plan të madh për të luftuar kundër mbipeshës në Britaninë e Madhe, pas një studimi mbi obezitetin si një faktor rënduar i koronavirusit të ri. ‘COVID-19 na ka kujtuar rreziqet e menjëhershme dhe afatgjata të mbipeshës’, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.

‘Ne do t’u kërkojmë qytetarëve të përfitojnë nga ky moment për të bërë një kthesë në jetën e tyre dhe të marrin masa të thjeshta për të humbur peshë, të jetojnë më të shëndetshëm dhe të reduktojnë presionin mbi NHS (shërbimi i shëndetit publik britanik)’, shtoi ai.

Në saj të një financimi që mund të arrijë deri në 10 milionë stërlina sipas Guardian, plani ‘për një shëndet të mirë’ parashikon të ndihmojë 35 milionë persona, më shumë se gjysmën e popullsisë britanike, të humbin peshë dhe të jetojnë shëndetshëm.

Mes masave të pritshme bëjnë pjesë ndalimi i plotë i reklamave në internet për ushqimin dhe para orës 21:00 në televizion, detyrimin për restorantet të bëjnë publike numrin e kalorive në menytë e tyre apo edhe nevoja që dyqanet t’i tregojnë kaloritë në shishet e tyre të alkoolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME