Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan. Makina tip “Benz” ka marrë flakë te gomat, ndërkohë që pritet ardhja e zjarrfikësve. Akoma nuk dihet shkaku që ka bërë përfshirjen në flakë të makinës.

