Categories Sport

Fenerbahce kërkon 20 milionë euro për Muriqin

Gazeta turke “Sabah” raporton se Fenerbahce po kërkon të shesë sulmuesin e tyre kosovar Vedat Muriqi, me Tottenham Hotspur që thuhet se është i interesuar për shërbimet e tij. Sulmuesi kosovar ka treguar formë mbresëlënëse në sezonin e tij të parë te gjigantët turq dhe kjo thuhet se ka rritur interesin e klubit nga Veriu i Londrës.

“Sabah” pretendon se përveç Tottenhamit për Muriqin janë interesuar klubet e Serisë A Napoli dhe Lazio. Skuadra turke shpreson që ta shesë 26-vjeçarin për një ofertë sa më të lartë. Merkatoja e Fenerbahces për sezonin e ardhshëm do të varet nga shitja e Muriqit, pasi “Kanarinat e Verdha” janë në mbikëqyrje të rreptë nga UEFA për shkak të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Raportohet se klubi turk e vlerëson Muriqin rreth 20 milionë euro dhe do të pranojë çdo ofertë nga klubet e interesuara nëse e përmbushin këtë kërkesë. Muriqi ka shënuar 15 gola në Superligë për Fenerbahcen këtë sezon dhe ai është nën kontratë në “Ulker Stadium” deri në qershor 2023.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME