Categories Lajme

Modernizimi Forcave të Armatosura prioritet për 2021, 11.8% më shumë buxhet se në 2020

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021 kap vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 11.8% më shumë se në vitin 2020. Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2021, adreson në mënyrë realiste ato që janë prioritetet e mbrojtjes dhe pritshmërisë së aleatëve.

Buxheti i mbrojtjes do të përdoret për mbështetjen e programeve të mbrojtjes të parashikuara për vitet 2021-2023, për të cilat janë hartuar kërkesat buxhetore për: Mbështetjen për personelin; Operacionet brenda dhe jashtë vendit dhe emergjencat civile; Gatishmëria dhe mirëmbajtja; Stërvitjet; Arsimimi dhe kualifikimi; Strukturat dhe angazhimet ndërkombëtare; Modernizimi; Infrastruktura; Mbështetja me mallra e shërbime dhe mbështetja administrative. Ky buxhet mundëson, rritjen e trajtimit financiar përmes ri-llogaritjes së vështirësive dhe rikthimit të kompensimit të ushqimit për mbi 4 mijë efektivë të FA dhe të kompensimit ushqimor që u hoq nga qeveria Berisha në vitin 2013, vetëm pak ditë përpara se të dorëzonte pushtetin

Nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1.46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1.5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet e Shqipërisë në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1.75% në vitin 2022, dhe 1.85% të PBB në buxhetin e vitit 2023. Ky buxhet mundëson, rritjen e trajtimit financiar përmes rillogaritjes së vështirësive dhe rikthimit të kompensimit të ushqimit për mbi 4 mijë efektivë të FA dhe të kompensimit ushqimor që u hoq nga qeveria Berisha në vitin 2013, vetëm pak ditë përpara se të dorëzonte pushtetin.

Po ashtu në vitin 2021 do të zhvillohet edhe stërvitja Defender 2021,  stërvitje dypalëshe me SHBA është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8000 trupa amerikane që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura. Shqipëria është një nga vendet që ka ndër kontributet më të larta në misionet e Aleancës duke fituar respektin e aleatëve për kontributin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME