Categories Lajme

Nefize Duro, mjekja që shërben prej 41 vitesh në Delvinë dhe përballet me covid

Prej 41 vitesh punë në spitalin e Delvinës, mjekja Nefize Duro ndonëse ka dalë në pension vazhdon të shërbejë me të njëjtin përkushtim e pasion. Lidhja me qytetarët e saj dhe sidomos situata serioze pandemike, e ka shtyrë të mos shkëputet për asnjë ditë nga spitali i Delvinës.

Çdo ditë, deri në mbrëmje vonë mjekja vesh përparësen e bardhë për ritualin e ditës dhe përballet me çdo rast me bashkëqytetarët e prekur nga koronavirusi në qytetin që ende, sot në prag të ndërrimit të viteve, ka një numër jo të vogël të të prekurve më COVID-19.

“Unë kam mbaruar studimet universitare për pediatre,- tregon Duro për ATSH-në, duke u shprehur se “fëmijët e vitit 1980 që kam pritur në lindje kur unë dola në jetë si mjeke, tani janë burra 41 vjeçarë me fëmijë”. “Ç’më  shtyn të vijë çdo ditë në këtë situatë pandemie në urgjencën e spitalit “Ismet Shushi”? Jo vetëm si pediatre, por prej vitesh edhe si patologe, më shtyn kjo”, teksa tregon krahun e zemrës, “sepse janë qytetarët e mi që kanë nevojë dhe unë nuk mund të qëndroj si çdo pensionist në shtëpi, sepse kanë nevojë për mua”.

“Gjatë kësaj periudhe kemi patur shumë raste, disa të sëmurë më rëndë. U kemi dhënë ndihmën e parë dhe për raste më të rënda kemi aplikuar mjekime specifike dhe i kemi përcjellë në spitalin e Sarandës”, shprehet mjekja Duro. Infermierja e urgjencës në Delvinë, Marjana Mehemti që sapo është kthyer nga një rast vizite me COCIV-19 , tregon se “doktoresha Nefo është për spitalin dhe të gjithë ne si një nënë, si një kolege e madhe për të cilën kemi nevojë të gjithë”.

Sipas saj, 5 veta nga personeli i spitalit u prekën me virusin e rrezikshëm dhe tre prej tyre ende nuk janë rikthyer në punë. “Nuk ka qytetarë të Delvinës, shprehet kryebashkiakja Majlinda Qilimi, që nuk është vizituar apo nuk ka marrë shërbimin e doktoreshë Nefos”. “Të gjithë ne jemi me fat që e kemi midis nesh doktoreshën”, thotë Qilimi.

E imtë në trup, me këmbënguljen për të mos folur për veten e saj, mjekja Nefize Duro na kërkon herë pas here leje se “e kërkojnë në dhomën e urgjencës  për një rast që dyshohet me COVID”.Në qytete te tilla si Delvina, pesha e mjekëve si Nefize Duro është është përherë më e madhe, veçanërisht në kushtet  e pandemisë nga COVID -19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME