Pamjet e sigurisë kanë treguar momentin kur një hajdut ka thyer xhamat për të hyrë në muzeun hollandez Singer Laren dhe ka vjedhur një pikturë të çmuar të Vincent van Gogh. Hajduti ka qenë i armatosur dhe mesa duket ka përfituar nga izolimi i vendit, masë e marrë për parandalimin e koronavirusit. Ai vodhi “Kopshtin Parsonage në Nuenen në pranverën e 1884” nga Muzeu i Singer Laren në orët e para të 30 Marsit, vlera e të cilës është 3 milion euro. Në kamera hajduti shihet me pikturën në krahë dhe duke vrapuar. Askush nuk është arrestuar për vjedhjen e pikturës, e cila ishte marrë hua nga një muze tjetër Hollandez, Muzeu Groninger. Policia nuk ka publikuar videon e plotë kur hajduti u largua nga muzeut për të mbrojtur hetimet e tyre.
Categories
Lajme