Categories Lajme

Momenti kur u kap Dardan Krivaqa (FOTO)

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga policia. Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj. Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vd ekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘V rasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se një 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës. V iktima ishte dërguar aty nga dy persona, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Mbrëmjen e së dielës njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar, ndërkaq deri sot i kërkuar ishte Dardan Krivaqa i cili u arrestua tashmë.

Po ashtu Policia e Kosovës kanë gjetur edhe vendin e krimit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditura detaje në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, teksa ka njoftuar se të dyshuarit tjetër Arbër Sejdiu, i cili e dërgoi bashkë me Dardan Krivaqën, tashmë të ndjerën në Emergjencën e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit.

Gjykata ka bërë të ditur se “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe d hunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Tutje, sqarohet në komunikatë se gjatë gjithë kohës, “i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht v dekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”. /RTV Dukagjini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME