Categories Lajme

“Momenti më i bukur i jetës…”, 101-vjeçarja: Me burrin kaloja mirë, po isha xheloze

Nënë Prena, 101-vjecarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.

Për emisionin “Real People” në Euroneës Albania, ajo tha se me bashkëshortin që tashmë për fat të keq i ka ndërruar jetë që prej katër vitesh ka kaluar shumë mirë, ndërsa shtoi se vetë ishte pak xheloze.

Ajo thotë se e ka marrë malli për fëmijët dhe për shoqërinë e vet, duke shtuar se nuk ka dëshirë që të jetojë më.

“Me burrin s’kam pas sherr asnjëherë. Kam qenë xheloze. Burri nuk ishte xheloze. Ju burrat jeni më të pabesë.  Juve s’ju vjen turp për asgjë.  Unë i lutem Zotit përditë hajde më merr. Dal në oborr nuk njoh asnjë. Jam si me fut dele në dhi. Pse të rri, kur nuk shoh fëmijët e mi, shoqet, shtëpinë time. Më ka marrë malli shumë për shtëpinë, për fëmijët”-theksoi ajo.

Nënë Prena tregoi gjënë më të keqe dhe më bukur që i ka ndodhur gjatë gjithë jetës së saj.

“Jeta dhe shkolla janë të barabartë. Po pate shkollë s’ta hedh kush. Po nuk pate shkollë je si berri. Gjëja më e keqe është se s’kam as djalin as burrin. Gjëja më e bukur ka qenë kur më fali Zoti djalin.

Të gjithë fëmijët i kam bërë te shtëpia. Vetëm të fundit e kam bërë me maminë. Me vjehrrën e kam kaluar shumë mirë. Sot si do kush vjehrrat se s’ka nevojë. Sot s’jam e kënaqur me jetu mo. S’kam djalë e nuse”-nënvizoi ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME