Categories Kuriozitete

Monedha ndryshon historinë: Portugezët arritën Australinë 250 vjet përpara britanikëve

Australia mund të jetë vizituar nga detarët portugezë më shumë se 250 vjet para se kapiteni James Cook (ekplorues britanik) të mbërrinte në kontinent, shkruan sot DailyMail. 

Kjo është një teori që shqyrtohet nga shkencëtarët në Australi ndërsa përpiqen të gjurmojnë origjinën e një monedhe afrikane, e cila u gjet në një plazh vitin e kaluar.

Besohet se monedha e gjetur mund të jetë një monedhë nga Kilwa që është Tanzania sot dhe mund të datojë pothuajse 1000 vjet më parë.

Por, si përfundoi monedha në Ishujt Wessel jashtë Australisë veriore, ende nuk është e qartë. Një shpjegim i mundshëm është se portugezët, të cilët kishin bastisur Kilwan në vitin 1505, e lanë monedhën prapa në udhëtimet e tyre në Azinë juglindore.

Detarët portugezë ishin në Timorin Lindor deri në 1515 dhe potencialisht mund të kishin arritur në kontinentin australian.

Kjo do t’i bënte ata ndoshta evropianët e parë që kishin arritur në Australi. Do të thoshte gjithashtu se ata ishin atje rreth 250 vjet para se kapiteni James Cook të pretendonte për prezencë të britanikëve në kontinent.

Arkeologu, Mike Hermes e gjeti monedhën e shtrirë në një plazh në Ishujt Wessel vitin e kaluar duke menduar fillimisht se ajo nuk kishte ndonjë vlerë në domethënien e saj por duket se tani ai ka ndryshuar mendim lidhur me të dhe nëse vërtetohet prejardhja e saj me siguri do të ndryshojë edhe rrjedha e historisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME