Categories Kulture

Monument i rrallë i trashëgimisë/ Del në dritë afresku i kishës së Shën Mërisë në Berat

Një prej afreskeve më të veçantë, që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat është nxjerrë në dritë, duke shpëtuar nga Rrënimi.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se ky afresk është shpëtuar pas një pune të gjatë.

“Dhe me pamjet e një prej afreskeve më të veçantë, që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat, i cili pas një pune të gjatë është shpëtuar dhe nxjerrë në dritë, ju uroj një javë të mbarë “, theksoi Kryeministri Rama.

Restaurimi i afreskut të kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë të Beratit u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat dhe ndërhyrja ka qenë në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidimin e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pastrimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk.

Kjo kishë është një monument i rrallë i trashëgimisë kulturore, afresku mural në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë të Beratit, mendohet se daton që nga viti 1292, është nxjerrë në dritë nga restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat.Piktura e kësaj kishe-shpellë daton që prej vitit 1292. E realizuar e gjitha në shkëmb, piktura shfaqej e dëmtuar nga koha dhe tymrat e zjarreve.

Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME