Kamera e një stacioni televiziv në Washington D.C. xhiroi pamje të mahnitshme të rrufesë që goditi Monumentin e Washington gjatë stuhisë në kryeqytetin amerikan të enjten mbrëma.
Stuhia po niste derisa njerëzit në qytet po protestonin vdekjen e George Floyd në kujdestarinë e policisë afër Shtëpisë së Bardhë që nxiti protesta e trazira në shumë qytete amerikane.
Siç mund të paramendohet shumë njerëz besëtytë e disa oportunistë e lidhën këtë fenomen natyror me protestat. Kryeqyteti amerikan ishte nën alarm nga autoritetet të enjten mbrëma për shkak të mundësisë së vërshimeve për shkak të stuhisë.
INSANE Video from our @wusa9 SkyCam WOOOOOW #lightning #WashingtonMonument pic.twitter.com/iYmwDwDUMO
— Ryan Sprouse (@RSprouseNews) June 5, 2020
