Categories Lajme

Morën me qera Audi Q8 dhe e shitën në Tiranë, arrestohen dy persona (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë me qera në Kosovë dhe më pas e kanë shitur një mjet luksoz.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Location” u arrestuan Kostika Harnolli dhe Pandush Tajko.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të DVP Korçë, operacioni policor i koduar “Location”.

Shitën një automjet Audi Q8, që e kishin marrë me qira, në Kosovë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. B. dhe J. C.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME