Categories Lajme

Mori kredi në emër të një personi tjetër, kapet i riu në Shkodër

Një 22-vjeçar në Shkodër është ndaluar pasi ka marrë kredi në emër të një personi tjetër. Mësohet 22-vjeçari me iniciale J.D., banues ne lagjen “Salo Halili”  u ndalua pasi për të është bërë kallëzim penal më 25 nëntor të 2020 nga qytetari me iniciale A. T.

Ky i fundit rezulton debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. A.T ka deklaruar se, ai vetë nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kartën e ID  e kishte humbur.

Nga hetimet, rezulton se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është në emër të 22-vjeçarit J.D.

Emri dhe numri i të riut paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga persona të ndryshem, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME