Disa orë pas plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, është zbardhur dinamika e ngjarjes. Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar nga Llakatundi që është konfliktuar me një 19-vjeçar.
Policia e ka identifikuar autorin dhe është në ndjekje të tij. Ka patur informacione se ku ndodhet personi në fjalë dhe zona të caktuara janë kontrolluar. Policia e klasifikon ngjarjen si konflikt të çastit për motive banale.
Sebastian Jallaj banues në Fier ka shkuar në Llakatund ku ka dhe të afërmit e tij dhe është nip aty. Ai shkonte shpesh në fshat Në Llakatund dhe mbahet mend si një djalë i cili ngacmon me fjalë dhe bën tepër shaka, ndonjëherë të tepruara. Është ulur fillimisht në lokalin e fshatit nga ku ka nisur fillimisht me autorin e sulmit. Nga debati mund ta ketë patur indicie edhe më parë.
Autori pas debatit me fjalë ka shkuar në shtëpi ku ka marr armën e llojit pistoletë. Në momentin që Sebastian Jallaj ka qënë duke zbritur nga lokali ky e ka qëlluar me pistoletë në këmb 1 herë dhe më pas është larguar. Nuk ka patur qëllim ta vrasë thjesht ta dëmtojë. Është larguar për disa metra në këmbë dhe më pas mendohet të jetë larguar me automjet. Ngjarja mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë aty pranë të një biznesi pasi lokali ku ndodhi konflikti nuk ka patur kamera sigurie.
Nuk është ruajtur shumë që mos të tregojë imazhin pasi e dinte se do identifikohej. Mendohet se autori ende fshihet në Vlorë në fshatra apo zona të thella qytetit. Ndërkohë Jallaj është transportuar në spital me makinë të rastit pasi ka kërkuar ndihmë pas plagosjes në lokalin aty pranë. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Jallaj ka identifikuar autorin para efektivëve dhe forcat blu kanë nisur kërkimet.
Rreth 15 persona janë pyetur dhe kanë qënë të shoqëruar në komisariat për ngjarjen Mes tyre personi që e dërgoi në spital, familjarë të autorit, dëshmimtar okular, familjarë të Sebastjanit. Dëshmitarët okular kanë treguar ngjarjen, të dhëna mbi autorin, dhe nga rruga që e kanë parë autorin të largohet pa dhënë ndonjë detaj ndihmës me rëndësi për kapjen e tij.
Familjarët e autorit në komisariat janë shprehur se djali është larguar dhe nuk e dinë se ku është ndërsa familjarët e Sebastianit nuk kanë patur djeni se djali i tyre ka patur konflikte të mëparshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe beson se shum shpejtë do e kap autorin e ngjarjes në fjalë.
Njoftimi i policise:
Vlorë Plagosi me armë zjarri në këmbë, 19-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Vihet në pranga dhe një 30-vjeçar, i pranishëm në konflikt, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, së bashkë me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të DVP Vlorë, pas veprimeve të para hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi S. I., falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit: – D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Shtetasi D. T. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin S. J., 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, K. M. dhe P. K. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë, pasi ka thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të metëjshme.
