Categories Lajme

Mori ryshfet nga Erion Alibej, SPAK kërkon dënimin me 2.8 vite burg për ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2.8 vite burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi.

Pretenca u dha këtë të hënë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Palushi, sipas pretencës përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që SPAK kërkoi përfundimisht dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj. Ish-shefi i krimeve akuzohet për korrupsion, ndërsa bie akuza e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria kërkoi fillimisht 4 vite burgim për Leonard Palushit për korrupsion pasiv, konfiskim automjeti dhe heqje për 5 vjet e së drejtës për ushtrim funksioni publik.

Palushi akuzohet për tjetërsimin e provave të vrasjes së Emiljano Ramazanit i shtyrë nga Erjon Alibej, me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm e kundërvënë grupit kundërshtar të Talo Celës, kundrejt përfitimit të një automjeti nga Erjon Alibej, që më pas e ndërroi me një tjetër për të humbur gjurmët e aktit korruptiv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME