Categories Lajme

Morinë, Sekuestrohen mbi 16 mijë euro, 29-vjeçari tentoi t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar

Sekuestrohen 15 750 euro dhe 1 000 dollarë të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit në automjetin e  shtetasit me iniciale XH. Ç., efektivët e policisë zbuluan dhe më pas zbuluan  shumën e parave, të cilat 29 vjeçari tentoi t’i kalonte në Shqipëri pa i deklaruar.

Si rrjedhojë nisi procedimi në gjendje të lirë për 29 vjeçarin, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Morinë – Tentoi të fuste në vendin tonë, 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar konform ligjit, procedohet penalisht 29-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare dhe falë informacioneve të shkëmbyera me Policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, pasi është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjeti me drejtues shtetasin XH. Ç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat shtetasi Xh. Ç. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin XH. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME