Categories Sport

Mos e beso po deshe/ Astonvilla 7-2 Liverpool

Aston Villa trondit Liverpoolin në “Villa Park” me një rezultat të pabesueshëm7-2, që nuk do ta besonte tifozi më fanatik i skuadrës nga Birminghami. Ekipi i Jurgen Kloppit, kampion në fuqi në Premier League, u bë qesharak përballë skuadrës së drejtuar nga Dean Smith, duke pësuar një nga humbjet më të thella në histori.

Diçka e pashpjegueshme edhe për faktin se Liverpooli vinte pas tri fitoreve radhazi dhe as që mendohej se mund të turpërohej në këtë mënyrë. Watkins dhe Grealish ishin frymësuezit e këtij triumfi historik të Aston Villas, pasi shënuan i pari tregolësh dhe një asist dhe i dyti dygolësh dhe tri asiste.

Ëatkins e befasoi Liverpoolin që në fillim të sfidës teksa e tundi rrjetë në minutat 4’ dhe 22’, i shërbyer pikërisht nga partneri i sulmit, Grealish. Mohamed Salah u duk sikur hapi ndeshjen në minutën e 33-të me golin e 2-1, por McGinn dhe sërish Ëatkins e detyruan Liverpoolin ta riniste edhe dy herë të tjera topin nga qendra, pa u mbyllur pjesa e parë.

Barkley e çoi rezutatin në 5-1 para se Salah të realizonte të dytin personal, por më pas doli në skenë në rolin e golashënuesit Grealish në minutat 66’ dhe 75’, për të vulosur këtë disfatë të rëndë 7-2 të Liverpoolit.

E pabesueshme ajo që ndodhi me skuadrën e gjermanit Klopp, që duhet të bëjë një analizë të thellë dhe të nxjerrë përgjegjësitë, për të mos prishur atë që është ngritur me shumë mund dhe djerse prej 4 sezonesh./SS/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME