Categories Lajme

Mos e neglizhoni veten tuaj, ja sa herë në vit duhet të bëni vizitë mjekësore

Vizitat tek mjeku, që përfshihet një kontroll komplet, duhet të bërë të paktën një herë në vit. Shumë njerëz e neglizhojnë këtë këshillë, duke menduar se janë shumë mirë. Por, kjo ide është e gabuar dhe duhet që të tregoheni më të kujdesshëm për veten tuaj dhe shëndetin.

Një e treta e personave që kanë kaluar atakun kardiak, nuk kanë pasur shenja paralajmëruese, por, kjo mund të parandalohej nëse vizitat rutinë tek mjeku do ishin në axhendën tuaj. Një tjetër problem është edhe bllokimi i enëve të gjakut, po ashtu ndodh dhe me problemet me tensionin e lartë të gjakut, personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpesh herë e anashkalojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Të dhënat mjekësore kanë treguar dhe rreth 46% e sëmundjeve janë rezultat i gjenetikës. Këto sëmundje trashëgohen brez pas brezi, dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohen që në fazat e para. Ekspertët theksojnë se nëse një sëmundje kapet në hapat e parë të saj, pacienti ka më shumë mundësi për një kurim të menjëhershëm.

Na ka ndodhur që të gjithëve që kemi bërë analiza të ndryshme, dhe vetëm e kemi dorëzuar tek mjeku ynë pa kuptuar se çfarë ato thonë. Më e rëndësishmja është që të jeni të qartë se çfarë ato nënkuptojnë për shëndetin tuaj.

Një foshnje e porsalindur dhe një i rritur nuk kanë të njëjtat nevoja shëndetësore. Duhet të kuptoni që me kalimin e viteve nuk mund të kryeni të njëjtat analiza apo kontrolle si ato që keni bërë kur keni qenë të rinj.

Mos mendoni se mjeku juaj do të jetë i aftë të mbaj mend të gjitha rastet mjekësore që ai konsulton. Mbajtja e shënimeve rreth rezultateve të analizave, përfundimeve të konsultave mjekësore apo qoftë dhe alergjive, ndihmon më së shumti punën e mjekut.

Por një rutinë e tillë, ju ndihmon dhe që të jeni të vetëdijshëm për problemet shëndetësore që mund të keni apo mund të jeni të r rezikuar. Nga ana tjetër nëse ju ndërroni mjek, është një burim informacioni shumë i mirë që mjeku do të jetë mirënjohës. /AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME