Categories Lajme

Mos i largoni nga shtëpia! Këto janë 5 ushqimet që parandalojnë migrenën

Dhimbjet e migrenës, për atë që i ka provuar, janë më të tmerrshmet. Këto dhimbje janë paralizuese dhe shoqërohen me të vjella e ndjeshmëri ndaj dritës. Në shumicën e rasteve dhimbjet kanë nevojë për trajtim mjekësor, por në disa të tjera ato parandalohen ose zbuten nëpërmjet disa ushqimeve, listën e të cilave e keni më poshtë duke lexuar në AgroWeb.org Peshku Peshku me yndyrë është i pasur ma acide yndyrore omega-3 që largon inflamacionin dhe dhimbjet. Këto acide yndyrore ulin edhe tensionin e lartë të gjakut. Ato i gjeni tek salmon, skumbria dhe trofta. Arrorët Arrorët janë të pasura me magnez, një mineral që nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës dhe të migrenës. Përveç arrorëve, magnezin e gjeni edhe tek fasulet dhe drithërat e plota.

Farat e Linit Këto fara janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 që largojnë dhimbjet e migrenës. Ato janë element përbërës të shumë kurave popullore kundër migrenës. Uji Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet. Kosi Trupi dhe truri kanë nevojë për kalçium që të funksionojnë siç duhet. Mungesa e këtij minerali nxit dhe shkakton edhe dhimbjet e migrenës.

Konsumim i rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalçium e që migrena të mbahet larg. Të dhënat tregojnë se për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë. Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri. Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes. Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME