Categories Lajme

“Mos i përdorni ashensorët”, njoftimi i rëndësishëm i ISHMT-së nuk duhet neglizhuar

Pas tërmetit të rëndë rënë mëngjesin e së martës,  që pasoi dhjetëra viktima, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin ashensorët. Sipas ISHMT-së ashensorët nuk duhet të përdoren nga qytetarët derisa të kryhet një verifikim i dytë, përfshirë ata që në verifikimin e parë rezultuan pa probleme. ISHMT-të bën me dije se ky vendim vjen pas lëkundjeve të njëpasnjëshme që vijojnë të ndjehen.

Reagimi i ISHMT-së: Nga komunikimet me instaluesit e ashensorëve me vendndodhje në Tiranë, të cilët kanë konfirmuar verifikimin pas goditjes së termetit të datës 26 Nëntor, dhe lëkundjeve të tjera sizmike në vazhdim. Ashensorët të cilët pas verifikimeve të realizuara janë konstatuar të sigurtë dhe pa probleme inxhinierike, mund të vendosen në punë.

Kujdes! Pavarësisht këtij lajmërimi, duke qënë se jemi në moment të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, në rastin e goditjeve të larta sizmike të mundshme, verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces. Duke shpresuar në mospërsëritjen e ngjarjes së ndodhur, kërkojmë përgjegjshmëri maksimale nga administratorët/instaluesit/ndërtuesit/personat përgjegjës!

Siguria e Jetës është e para dhe për të duhet të kujdesemi të gjithë! Shënim: Ky njoftim për t’u zbatuar nga personat përgjegjës lëshohet sot më datë 27/11/2019, Ora 13:00 për instalimet në zonat e prekura në Tiranë dhe qytetet e tjera duke përjashtuar Durrësin, Thumanën dhe zonat e tjera në epiqëndër të tërmetit, ku instalimet sipas vlerësimeve të deritanishme kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhet të kalojnë një vlerësim të detajuar dhe të specializuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME