Categories Lajme

“Mos kini frikë për fëmijët’, Pipero i kënaqur me situatën

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se situata nga COVID-19 vijon të mbetet nën kontroll. Ai tha se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19. “Edhe shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm. Shoh më shumë njerëz që kërkojnë të respektojnë rregullat. Gjithsesi duhet më shumë përgjegjësi në bare, lokale dhe atje ku zhvillohen aktivitete ekonomike”, tha ai.

I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste pozitive, Pipero ndau këtë mendim: “Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët. Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria.

Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë” . Ai u shpreh se jo çdo person që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike. Gjithashtu, mjeku Pipero nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga koronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik e frikë. “Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, tha ai për Euronews Albania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME