Categories Covid-19, Lajme

“Mos merrni 1 qerre me ilaçe”, Brataj në ABC: Çfarë duhet të bëni pas ditës së 7 të infektimit

Prej kohësh tashmë ekspertë të shëndetit bëjnë thirrje që të infektuarit me koronavirus të mos marrin antibiotikë dhe kortizonikë që në fillim të infektimit. Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare tha se kjo është një praktikë e gabuar që ndonjëherë ndiqet edhe nga vetë mjekët.

“I marrim që në fillim, dikush do të përfitojë e të ka dhënë një qerre me ilaçe. Nëse receta që unë jap është pa vulë nuk është nga institucioni. Në momentin që mjeku është në punë, ka detyrë të përfaqësojë institucionin me firmë e vulë. Ligji e lejon dypunësimin.”

Brataj tha se në javën e parë të infektimit, nëse e keni në formë të lehtë, mund të merren vetëm paracetamol, lëngje e vitamina. “Në javën e parë, paracetamol e lëngje e vitamina,  edhe këto s’është e thënë t’i marrësh se s’bën, mund t’i marrësh përmes ushqimit.”

Më tej, Brataj shpjegon që nëse simptomat vijojnë pas ditës së shtatë, kjo do të thotë se sëmunjda po përparon dhe se e mira është që të bëhen disa analiza dhe të konsultoheni me mjekun.

“Nëse simptomat vijojnë pas ditës së 7 kjo do të thotë se sëmundja po evoluon. Nëse temperatura shkon 39- 40 gradë do të thotë se ka shkuar në infeksion. Në ditën e 6-7 bëj analizat, që tregojnë infeksionin dhe kuagolimin e gjakut. Në bazë të tyre mjeku vendos.” Nëse teprohet me antibiotikët, sipas mjekut, dëmtohet flora intensinale ndërsa kortizoni duhet marrë dhe ndërprerë sipas disa rregullave të caktuara. sb/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME