Categories Lajme

”Mos prisni të bëhem dhe unë me studentët se e shihni pastaj”, Rama iu hakërrehet pedagogëve

Teksa ishin duke u zhvilluar debate mes ministres së Arsimit të sapozgjedhur Besa Shahini dhe përfaqësuesve të rektorateve nuk mund të vononte ndërhyrja e kreut të qeverisë Edi Rama në ambientet e Art Turbinës.

Ai ka bërë fajtorë Universitetet për gjendjen ku ndodhet sot arsimi, ndërsa ka kërcënuar se do të bëhet palë me studentët kundër tyre.

“Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentët dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion”, tha Rama.

Më tej Rama tha: ‘’Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët dhe të vij përball jush, se kjo punë duhet të marrë fund’’.

Gjatë fjalimit të tij u vu theksi tek procesi mësimor që ështe bllokuar prej kohësh, ndërsa kryeministri kërkoi që pedagogët të bëjnë mësim dhe sikur të shkojë 1 student i vetëm.

Ndërkohë që teksa ka ndeshur në rezistencë nga salla nga një pedagoge tjetër, Rama ka ashpërsuar tonet, ndërsa ka kërcënuar se do të nxirrte nga salla këdo që e kundërshtonte.

“Mos më ndërprit se kjo duhet të marrë fund, e drejta për të ndërprerë të tjerët duhet të marrë fund se  del dhe jashtë”, shtoi më tej Kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME