Categories Lajme

“Mos u shit ekspert, kap ndonjë projekt”, Skënder Brataj ironizon Erion Dashon

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar publikisht ndaj një statusi të mjekut Erion Dasho, i cili thoshte se Ministria dhe Komiteti të bëjnë më shumë teste për Covidin ose të bëjnë testin e inteligjencës. Në reagimin e tij në Facebook, Brataj ironizon mjekun duke i thënë se mund të ketë harruar pacientin e fundit që ka vizituar. Nuk lë pa përmendur paratë teksa i thotë që të mos shitet si ekspert por të kapë ndonjë projekt, jo të merret me Ministrinë e Komitetin duke gjykuar rregullat e testimet.

Reagimi i Brataj: Pergjigje JO(superekspertit) Erion Dasho!! Ky JO(superekspert) qe ka per qellim te kritikoje ekspertet!  Pak minuta me pare i bera kete pergjigje statusit te mengjesit te tij, te cilin e fshiu! Referuar statusit te tij! Per kete arsye po e postoj ne faqen time. Po shyqyr ore doktor Erioni! Po qe nuk na kish shkuar mendja deri tani, ke par ti!? Sikur te kishe shkuar ne Frankfurt me pare do kishe sjell ide me te mira! Paske kaluar nga Robert Koch, paske gjetur shtamin asimptomatik, se testi i dyte te paska dal shume mire!!! Ne mjeket kemi mbetur ne Shqiperi me shtamin tone, me te parin test, me etiken profesionale dhe deontologjine, me ndjekjen e situates dhe ndjekjen e semundjes. Do guxoje ne Gjermani te shkruaje per mjeket pa piken e etikes dhe deontologjise?

Çfare do thuash ne fundin e kesaj epidemie-pandemie? Besoj se do vazhdosh te kerkosh rimbursimin e maskes!! Askush nuk ta ka kohen, nuk je ndihme e mjekesise shqipetare ne kete moment. Je bere pengese dhe dezinformues duke permendur masat inteligjente, ato qe ben OJQ jote qe nuk u pranuan, ato qe nuk te sollen €? Prandaj je leshuar kaq eger ndaj kolegeve te tu mjek? Eksperteve? Komitetit? Me çfare te drejte ofendon koleget e tu? Pse te duket vetja me inteligjent se ne? Mos u shit per ekspertin qe nuk je! Me doktor Latifin nuk ke operuar, e ke shoqeruar! Nje zot e di kur ke vizituar pacientin e fundit, nese ke pare ndonjehere. Nese nuk ndihmon dot, leri te tjeret te punojne. Kap ndonje projekt te majme siç ben gjithmone e ki kurajon qytetare te respektosh rregullat, se ate profesionale nuk e ke pasur deri tani!!

P.s. Kjo eshte pergjigje nga telefoni!! Nuk vonoi përgjigja e mjekut Dasho, i cili komentoi: “E paske bërë testin Skënder…”  Këto reagime përhapën debate në rrjet ku shumë persona mbanin anën e drejtorit të Urgjencës Kombëtare, por kishte edhe prej atyre që kërkonin rritjen e testimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME