Categories Bota

Mot i keq në SHBA, fatalitete si pasojë e ngricës dhe akullit

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se stuhia dhe reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave. Moti i keq ka përfshirë Kansasin, Nebraskan, Missourin, Iowan, Illinoisin dhe Indianan. Sipas mediave amerikane trashësia e borës ka shkuar në mbi 30 centimetra.

Viktimat u shkaktuan gjatë aksidenteve rrugore si pasojë e akullit në Kansas dhe Missouri. Në mesin e viktimave ishin një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare, vetura e të cilave u përplas me një kamion të madh. Autoritet e Missourit kanë pranuar më shumë se tre mijë telefonata për ndihmë.Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1300 vetura kanë dalë nga rruga. Njësitë policore të autostradave në Missouri kanë njoftuar se qarkullimi është vështirësuar dhe se vonesat për të arritur në destinacione të caktuara mund të jenë deri në tetë orë. Një rrugë në Indiana është bllokuar për disa orë pasi një kamion rrëshqiti dhe i bllokoi të gjitha korsitë e rrugës.

Stuhia ka filluar të zhvendoset në lindje, ku trashësia e borës në Washington DC pritet të shkojë në 25 centrimetra. Meteorologët kanë paralajmëruar se reshje më të mëdha bore do të ketë në Virgjinia. Guvernatori i Virgjinias, Ralph Northam, ka shpallur gjendjen e emergjencës mbrëmjen e të shtunës në mënyrë që vendi të përgatitet sa më mirë për këto kushte atmosferike, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME