Categories Lajme

Moti i keq/ Kapiteneria e Përgjithshme njoftim të rëndësishëm për lëvizjet në det

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu ka shpërndarë një njoftim ku informon se Kapiteneria e Përgjithshme ka marrë informacion se pas orës 14:00 të ditës së sotme do të ketë përkeqësim të situatës detare me erë të fortë që do shkojë deri në 45m/s dhe dallgë të mëdha.

Për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm kapiteneria ka kërkuar marrjen e një sërë masash për lëvizjen në det.

Njoftimi:

Kapiteneria e pergjithshme ka marre njoftim se sonte me date 29.10.2018 pas ores 14 te dites sotme do kete perkeqesim te situates detare me ere te forte qe do shkoje deri ne 45m/s dhe dallge te medha. Per keto arsye kerkoj :

1-Te njoftohen te gjitha agjensite, tragetet, peshkarexhat, dhe mjetet e vogla detare dhe anijet e transportit te mallrave per situaten e perkeqesuar dhe te merren masat per parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjate ketyre 48 oreve.

2-Te lajmerohen anijet e peshkimit dhe pronaret e tyre qe te marrin masa per sigurimin e anijeve ne porte dhe te monitorojne anijet me njerez cdo ore qe mos te kete mbytje ne port apo avari nga moti keq.

3-Te ndalohet levizja e mjeteve te vogla ne det dhe mos te lejohet dalja ne det e tyre. Te ndalohet dalja e ketyre mjeteve me njerez.

4-Te lajmerohen ne menyre te veçante tragetet per situaten me ere te forte dhe te ndiqet cdo moment situata e tyre gjate levizjes ne linjat nderkombetare dhe te lajmerohen posagjeret per cdo vonese apo ndalim te linjave.

5-Cdo rast i evidentuar apo i njoftuar per anije ne rrezik apo ne veshtersi te njoftohet kapiteneria e pergjithshme me email, tel dhe cdo mjet te mundshem me qellim qe te jemi te informuar per gjendjen e tyre.

6-Mos zbatimi i ketij njoftimi apo mos marrja e masave ju ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore per mos zbatim urdheri dhe rrezikim te jetes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME