Categories Lajme

Moti i keq, ndalohet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi se duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, 15 mars deri më 17 mars, do të ketë një përkeqësim të motit që do të shkaktojë stuhi në det. Si rrjedhim, sot, të mërkurën, tragetet nuk do të nisen nga Porti i Durrësit drejt Barit në Itali dhe anasjelltas.

Në datat 15-16 mars 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 22:00 e datës 15 mars, thuhet në njoftim. – Era do të jetë në drejtimin veriperëndim – verilindje në forcën e detit deri 5-7 bft me shpejtësi ere deri 15-25 m/s dhe lartësi dallge deri 2.00 -2.50 m.

“Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga ky anulimi i lundrimit, ndërsa për çdo sqarim të nevojshëm, ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë respektive.

Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do të pezullohen deri ne përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 mars 2023, ora 6:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese,”-shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME