Categories Lajme

Moti i keq/ Policia Rrugore shton shërbimet, apel shoferëve: Bëni kujdes, prezencë uji në disa rrugë

Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Po kështu policia iu bën apel drejtuesve të motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe atyre të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën.

Gjithashtu policia thotë se një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME