Categories Lajme

“Nuk i legalizojnë se u del emri”, Lame tregon si disa zyrtarë dhe politikanë zotërojnë fshehtas bregdetin e Sarandës: Përdorin banditë e të fortë

Kreu i Kadastrës së Shqipërisë, Artan Lame ka treguar se si zyrtarë, politikanë dhe shumë personazhë të njohur fshehin apratamente dhe toka që zotërojnë në bregdetin e Sarandës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame tha se qyteti i Sarandës është i vetmi vedn, ku pronarët nuk duan që t’u legalizohen pronat dhe tokat.

Ai shpjegoi më tej se kanë frikë se u del emri në hipotekë pasi shumë prej pronarëve në bregdeti ne Sarandës janë personzhë të njohur, politikanë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë dhe regjistrimi i emri u hap probleme.

“Saranda është i vetmi vend ku vetë pronarët nuk donin që të legalizoheshin pronat. Në Sarandë ka një vendim për kthimin e 8 kilometrave për shpronësim. Bëhet fjalë për shpronësimin e mijëra metrave katror, në një gjatësi për rreth 8 kilometra pranë kalasë së Lëkursit, por që tashmë rezulton të jetë e ndarë në parcela, shumë prej të cilave janë ndërtuar.

Ato janë dhënë të gjitha, janë ndarë. Kishim një problem, nuk ecnin legalizimet e pallateve në Sarandë. Pronarët nuk donin të legalizonin vetë pallatet në Sarandë, pasi aty do të hynin në Hipotekë dhe do t’u dilnin emrat, që i kanë deputetë, ish-deputetë, zyrtarë, ministra, prokurorë, gjykatës…Dhe nuk donin të fusnin emrin aty,”– tha Lame.

Më pas ndërhyri gazetari Blendi Fevziu dhe tha se në momentin që nuk dua t’u dalë emri i tyre fusin banditë dhe të fortë, gjë që Lame e pohoi.

“Po, po, po por nuk është ky problem,”- tha ai më tej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME