Categories Lajme

Moti i keq/ Shtyhen nisjet e trageteve për në Itali, Autoriteti Portual: Do të mbyllet Porti i Barit

Porti i Durrësit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, nisur nga situata e motit të keq. Autoriteti Portual bën me dije se udhëtimet me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Njoftim i  plotë: NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit. Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët. Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit. Ju lutem, për çdo sqarim, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, www.durresport.al  Autoriteti Portual Durrës

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME