Categories Lajme

“Erdha në Velipojë për pushime, kunata më vodhi kursimet e jetës”/ 37-vjeçarja: Janë lekë gjaku!

Punoi me shumë mund emigrante në Itali së bashku me familjen e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Me një çantë kursime në duar dhe bizhuteri një 37-vjeçare nga Shkodra erdhi me pushime në Velipojë verën e kaluar. Por në vend që të pushonte e të relaksohej 37-vjeçarja pësoi një shok emocional.

Makinën ia kishin hapur me forcë dhe i kishin vjedhur kursimet e jetës. Pavarësisht se policia nuk ka një emër për autorin 37-vjeçarja e njeh atë. Gruaja ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se dijeni për paratë kishte vetëm kunata dhe djali i saj, ndaj dhe i akuzon si autorë të vjedhjes.

“Erdha në shtëpi më 10 gusht, kam qëndruar në Velipojë. Nuk kisha shtëpi dhe lekët i mbaja në makinë. Janë lek gjaku. I mora me vete t’i fusja në bankë. Kisha 10 mije euro dhe 3 mijë euro bizhuteri. Dijeni për këto kishin vetëm kunata dhe nipi i burrit. Ata nuk e dinin sa para ishin, por më panë kur unë merrja lekë nga makina. Një herë më panë se u dhashë 40 euro dhe i mora nga makina”, deklaroi Emiljana.

Nga ana tjetër kunata mohoi akuzat dhe tha se ka qenë e hapur për hetime dhe i ka bërë madje be. Ajo tha se nëse i ka hak i jep dyfish të shumës, duke u betuar mbi 5 fëmijët.

“Kur i humbi lekët më tha më bëj be, i bëra, por nuk besoi dhe shkoi në polici. Ka nxjerr fjalë se i kanë hapur makinën. Kam qenë e hapur të hetohem. Nëse i kam hak, ua jap dyfish betohem mbi 5 fëmijët tim. Paratë asaj ia kanë marrë lavazheve ku çon makinën e i lë paratë grumbuj-grumbuj”, tha kunata.

Por sipas 37-vjeçares, kunata bën be të rreme. “E ka treguar kur ka pasur probleme me djalin e saj, me incizime. Punoj me djersë edhe pse jam e sëmurë. Askush nuk e dinte që unë kisha lekë. Nëse nuk i kanë marrë kunata ajo është hjekse për dikë tjetër”, tha ajo.

Kunata solli në vëmendje dhe bashkëshortin e 37-vjeçares dhe tha se ai e di si është ngjarja. “Po pse flet vetëm Emiljana, a ka burrë kjo apo jo. Burri i saj nuk flet se e di si është ngjarja”, u shpreh kunata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME