Categories Lajme

Shkuan për të luajtur me top, por nuk u lejuan nga roja/ Identifikohen 4 të miturit që dëmtuan muret e Kalasë së Lezhës

Katër të mitur janë autorët që dhunuan muret e kalasë së Lezhës dy ditë më parë. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur top, ndërsa së fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat. Katër të miturit nga mosha 13 deri në moshën 15 vjeç, ka gjuajtur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri dhe kanë shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.

Të miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani të psikologut dhe më pas janë lënë të lirë. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e diel. Gurët e mureve u hodhën mbi zyrën e informacionit e cila është shkatërruar thuajse plotësisht.

Dëmtimi është konstatuar mëngjesin e së dielës nga punonjësit e kalasë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas specialistit të Monumenteve të Kulturës Ded Margjoni dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Kjo është e disata herë që Kalaja e Lezhës dhunohet nga persona të papërgjegjshëm, por jo në përmasa të tilla. Në këtë monument kulture mungon roja gjatë natës apo survejimi me kamera vëzhgimi, çka do të minimizonte dëmtimin e mureve antike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME