Categories Lajme

Itali, Aksident tragjik, humb jetën 55-vjeçarja shqiptare Edlira Aliçka

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një gruaje me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 55-vjeçaren Edlira Aliçka, makina e të cilës u përplas me një tjetër mjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë.

Raportohet se në aksident u përfshinë dy makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6.

Për fat të keq, 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë dhe u ndesh ndërhyrja e shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth dy orësh.

Ndërsa dy të moshuarit, që ndodheshin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin Conegliano. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME