Categories Lajme

Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj Mozzikut dhe Don Xhonit: Çka janë këto fjalë?

Sinan Vllasaliu është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm shqiptar dhe ndër vite ka sjell projekte muzikore që vazhdojnë të dëgjohen dhe pëlqehen akoma.

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur në një intervistë për “RTV Ora” në emisionin “Glamour Zone” ka folur për karrierën dhe jetën personale.

Por, Vllasaliu ndër tjera ka komentuar edhe artistët dhe reperët e rinj për tekstet dhe vokalin, ndërsa reagimi i tij ishte befasues ku nuk munguan kritikat drejt tyre.

Këngëtari u pyet për vlerësim të këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata kultivojnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “trupi i botës”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu. Në anën tjetër, ende nuk ka asnjë reagim nga artistët e përmendur nga Sinan gjatë intervistës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME