Categories Bota

Moti “ndan me thikë” Europën: Lindje e acartë, Perëndim i thatë e me diell

E gjithë Europa do të përballet me reshje bore dhe acar, ndërsa disa rajone qendrore dhe lindore janë mbuluar që prej Vitit të Ri me një “tapet” bore, transmeton Gazeta Metro. Shërbimi i motit i BBC-së ka paralajmëruar se, Europa Qendrore në mënyrë të veçantë do të përballet me reshje të mëdha shiu, ndërsa Britania e Madhe do të qëndrojë e thatë, por me temperatura të ulëta deri në -10 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Meteorologët flasin për kontraste të mëdha moti nëpër Europë ditët e ardhshme, me një zonë të konsiderueshme presioni të lartë që reziston në Perëndim. Ata parashikojnë qiej të pastër në këtë zonë, ndërsa më në lindje, historia ndryshon. Sipas BBC-së, era e fortë do të fryjë nga veriu, përmes Finlandës drejt Austrisë, por edhe më tej drejt Ballkanit. Përveç vendit tonë, reshjet e borës që kanë nisur që prej të enjtes, në Greqi kanë mbuluar territore të gjera të vendit, madje edhe zonat bregdetare, ndërkohë që edhe Italia fqinje ka regjistruar reshje të konsiderueshme. E njëjtë është situata edhe në vendet e tjera fqinje, Kosovë e Maqedoni. Meteorologët thonë se reshjet e borës do të vazhdojnë në këto rajone të Europës Lindore gjatë së premtes, por edhe gjatë fundjavë Mot i thatë dhe me diell, ndërkohë, sipas tyre do të mbizotërojë në Spanjë dhe Portugali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME