Categories Bota

Ushtritë më të fuqishme në botë, Amerika prin bindshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ushtrinë më të fuqishme në botë. Rusia është e dyta, ndërsa Kina e treta Derisa bota është duke u përballur me sulme terroriste dhe formimin e organizatave të ndryshme terroriste, vendet e fuqishme të botës kanë rritur shpenzimet sa i përket mbrojtjes me qëllim që të ruhet paqja në botë. E kur flasim për sigurinë nuk ka sesi të mos prijnë bindshëm Shtetet e Bashkuara, që investojnë miliarda dollarë në mjete të blinduara, aeroplanë, helikopterë e pajisje të ndryshme që pak vende i kanë. “Global Firepoëer Military” ka përpiluar edhe sivjet listën e vendeve me ushtritë më të fuqishme, e kur flasim për ushtritë nuk nënkuptohet vetëm për nga numri i ushtarëve, por edhe nga pajisjet si anijet luftarake, helikopterët, aeroplanët, dronët, tanket e mjetet e tjera të blinduara.

Megjithatë për t’i pasur në dispozicion të gjitha këto për të ruajtur paqen anembanë botës, duhet investuar miliarda dollarë ku edhe kësaj radhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë bindshëm me një buxhet të ndarë për ushtrinë prej 647 miliardë dollarë.
Pas Shteteve të Bashkuara sa i përket buxhetit të ndarë për ushtrinë, renditet Kina me 151 miliardë dollarë që megjithatë është shumë herë më i vogël sesa ai i ushtrisë amerikane. Ndërkaq Rusia ndan brenda vitit vetëm 47 miliardë dollarë. Më poshtë ju sjellim të dhëna nga “Global Firepower Military” që tregojnë në detaje për vendet me ushtrinë më të zhvilluar.

SHBA
Popullata totale: 326,625,791
Personeli total ushtarak: 2,083,100
Forca totale e aeroplanëve: 13,362
Aeroplanët luftarak: 1,962Tanket: 5,884
Asetet totale detare: 415 + njëzetë aeroplanmbajtëse
Buxheti i mbrojtjes: 647 miliardë dollarë

Rusia
Popullata totale: 142,257,519
Personeli total ushtarak: 3,586,128
Forca totale e aeroplanëve: 3,914
Aeroplanët luftarak: 818
Tanket: 20,300
Asetet totale detare: 352 + një aeroplanmbajtëse, tani për tani jashtë funksionit
Buxheti i mbrojtjes: 47 miliardë dollarë

Kina
Popullata totale: 1,379,302,771
Personeli total ushtarak: 2,693,000
Forca totale e aeroplanëve: 3,035
Aeroplanët luftarak: 1,125
Tanket: 7,716
Asetet totale detare: 714 + një aeroplanmbajtëse
Buxheti i mbrojtjes: 151 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME