Categories Lajme

Situata nga rreshjet intesive të dëborës, probleme edhe në qarkun e Vlorës

Situata nga rreshjet intesive të dëborës,probleme edhe në qarkun e Vlorës. Situata më e rënduar,në qafën e llogarasë,por edhe në akset rrugore të fshatrave të lumit të Vlorë, Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuc. Rreshjet intesive të dëborës, por edhe temperaturat e ulta kanë shkatuar probleme dhe ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në këto akse rrugore, ndërkohë që në Llogaram në segmente të vecanta, trashësia e dëborës ka arritur deri në rreth 50 cm. Shkak edhe temperaturat e ulta të cilat kanë krijuar ngrica në qafën e llogarasë  ndërsa lëvizja e automjeteve është ndërprerë për pak orë për të rifilluar sërish pas ndërhyrhjes së borëpastruesve dhe hedhjes së kripës në rrugë, por vetëm të automjeteve, të cilat ishin të pajisura me zinxir.

Në qafën e llogarasë ,situatën e ka ndjekur nga afëre dhe prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj, i cili ka kërkuar njëkohësisht edhe bashkrendimin e punës me të gjithja institucionet, duke nisur nga policia e qarkut. Prefekti Mamaj ka parë nga afër situatën duke i kërkuar firmës që ka në mbikëqyrje këtë segment mjaft të rëndësishëm rrugor të ndërhyjë në kohë dhe të bëhet i mundur kalimi ndërsa në 48 orët e ardhshme, jo vetëm në qafën e llogarasë por edhe në akset e tjera rrugorre problematike nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, pa mjetet mbrojtëse. Në të dyja akset hyrëse dhe dalëse të Llogarasë janë vendosur edhe grupe të policisë rrugorre, ndërsa situata mbetet nën monitorim për të evituar cdo lloj problematike që mund të krijohet tashmë edhe për shkak të tremperaturave të ulta për shkak të ngricave që mund të krijohen në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME