Categories Sport

Mavraj zyrtarisht në Gjermani, mbrojtësi gati për sfidën e re

Futbollisti  i Kombëtares, Mërgim Mavraj tashmë mund të quhet zyrtarisht lojtari i skuadrës së Ingolshtadit, ekip i cili luan në Bundesligën e dytë në Gjermani. Në merakton e verës, mbrojtësi vendosi të bashkohet me ekipin e Arisit në Greqi, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Mavraj është rikthyer andej nga erdhi. Lojtari i Kombëtares ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe menjëherë është bërë gati të udhëtojë në Alikante në Spanjë  për fazën përgatitore të ekipit. Futbollisti shihet si alternativa e duhur, i cili do t’i sigurojë me shumë gjasa mbijetesën këtij klubi. Harald Gartner, Drejtori për Komunikimin në klub vlerësoi Mavrajn duke e quajtur një luftëtar të jashtëzakonshëm.

“Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal. Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzakonshëm”, tha ai. Për këtë aventurë të re ka folur edhe vetë futbollisti, i cili shprehu bindjen se do të dalë nga kjo gjendje e vështirë në të cilën ndodhet. “Jam i bindur që do luftojmë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Në karrierën time, kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dua të sjell eksperiencën time në klub.”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME