Categories Lajme

Moti plot surpriza për nesër, temperaturat në rritje

Pas motit kryesisht të vranët në orët e mëngjesit në të gjithë territorin, tashmë dielli dhe kthjellimet janë ato që dominojnë. Në zonën e jugut, vranësirat mbeten prezente mesatare deri të dendura dhe shoqëruar lokalisht me reshje shiu me intensitet të dobët. Por edhe në këtë zonë, me kalimin e orëve vranësirat do të shpërbëhen dhe moti do të jetë kryesisht me kthjellime.

Për shkak të orëve me diell, sot temperaturat patën rritje në vlerat e mesditës, duke arritur në relievet malore 11ºC, në ato të ulta 16ºC dhe ato bregdetare 17ºC.

Edhe nesër pritet të jetë një ditë e bukur dhe me diell, pavarësisht se duke nisur nga orët e pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe atë të veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta, në formë pikash dhe të lokalizuara.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie dhe parashikohen nga -4ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në mesditë pritet një rritje e lehtë e tyre, duke u parashikuar nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato bregdetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME