Categories Lifestyle

Motra apo vëllai i madh është çelësi i suksesit për fëmijët e tjerë?

Fëmijët që rriten me një motër të madhe mund të jenë më të suksesshëm në jetë, sugjeron një studim i ri. Të kesh një vëlla të madh, nuk ndikon dhe aq shumë. Studiuesit zbuluan se motrat e mëdhaja, më shumë sesa vëllezërit, kalonin kohë duke luajtur dhe duke u kujdesur për motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël.

Zhvillojnë më shumë aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve. Zakonisht hulumtimet mbi zhvillimet e fëmijëve fokusohen tek roli dhe aftësia e prindërve të tyre. Por studiuesit dyshojnë se roli i vëllezërve dhe motrave më të mëdhaja është ka një rëndësi të veçantë.

Për të eksploruar ndikimin e të pasurit një vëlla ose motër më të madhe përreth, studiuesit studiuan 552 familje në Kenia, ku përfshiheshin 699 fëmijë të vegjël që kishin një vëlla ose një motër më të madhe, të moshës 7 deri në 14 vjeç. Për të kuptuar se kush po u ofronte më shumë stimulim fëmijëve të vegjël, studiuesit anketuan prindërit e fëmijëve. Ata pyetën sa aktivitete, të tilla si të kënduarit, të lexuarit dhe të luajturit, anëtarë të ndryshëm të shtëpisë janë të angazhuar me fëmijët e vegjël.

Studiuesi u përqendruan në këto aktivitete sepse këto mund të ndihmojnë në ndërtimin e fjalorit dhe në aftësitë motorike. Mesatarisht, doli që motrat e mëdha merreshin me aktivitete më stimuluese me vëllezërit e motrat e tyre më të vogla se çdo anëtar tjetër i shtëpisë. Ky nuk ishte i njëjti rezultat edhe për vëllezërit më të mëdhenj.

Kur analizuan të gjitha të dhënat, studiuesit zbuluan se të pasurit një motër më të madhe, përmirëson ndjeshëm fjalorin e fëmijëve të vegjël dhe aftësitë motorike të mendjes, shkruan Class. Duket se marrëdhëniet vëllezër dhe motra mund të jenë shumë më të rëndësishme këto ditë pasi njerëzit po kalojnë shumë më shumë kohë në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME