Categories Lifestyle

Mpirja e këmbëve, paralajmërim i sëmundjeve të rënda

Mpirja e pjesëve të trupit shumë shpesh lidhet me simptoma të problemeve shëndetësore. Njohja e simptomave dhe sëmundjeve që i shkaktojnë ato është shumë e rëndësishme për të marrë më pas kujdesin e duhur në kurimin e tyre.

Është e rëndësishme që ju të këshilloheni me mjekun tuaj menjëherë pasi të vini re që keni këto simptoma.

Shpeshherë mpirja e këmbëve mund të jetë paralajmëruese edhe e sëmundjeve të rënda.

Skleroza e shumëfishtë

Sigurisht një ndër sëmundjet që shkakton mpirje të shumë pjesëve të trupit përfshirë edhe këmbët është skleroza e shumëfishtë. Megjithëse nuk është sëmundja e vetme simptoma, mpirja dhe pickimi i këmbëve vjen kryesisht nga kjo lloj skleroze.

Mpirja nga kjo sëmundje do të përhapet në këmbët tuaja dhe do të zgjasë për ditë me radhë e madje edhe javë. Njerëzit që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë përjetojnë mpirje tek njëra këmbë dhe dobësim të tjetrës.

Ndaj ecja është thuajse e pamundur. Mpirja do të jetë e vazhdueshme dhe njësoj në të gjithë këmbën në rastin e kësaj sëmundjeje.

Diabeti

Më shumë se gjysma e personave që vuajnë nga diabeti zhvillojnë edhe forma të caktuara të neuropatisë. Kjo shkakton humbje të funksionit dhe kontrollit të nervave përgjegjës për lëvizjen.

Dëmtimi më i zakonshëm nga diabeti është ai i neuropatisë periferale ku sinjalet e dërguara nga truri nuk përkthehen në lëvizje. Kjo shkakton mpirje, djegie ose pickim të këmbëve.

Këto pickime dhe mpirje mund të fillojnë deri në 3 muaj pasi diabeti të ketë prekur trupin tuaj. Sigurohuni të bëni një analizë glukoze nëse këto simptoma janë të shpeshta.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojë neuropati periferale dhe mpirje të këmbëve. Nëse keni mungesa të mëdha të vitaminës B12 në trup atëherë me shumë mundësi do të përjetoni këto kriza.

Mungesa e vitaminave bashkë me sëmundje si diabeti mund ta shtojnë dëmtimin e nervave në trup dhe të shkaktojnë mpirje të vazhdueshme të këmbëve.

Tiroidet

Tiroidja apo tiroidja e poshtme mund të shkaktojë problem me mpirjen e këmbëve dhe dëmtimin e nervave. Shumë persona që vuajnë nga ky lloj i veçantë i tiroides me shumë mundësi vuajnë edhe nga diabeti i tipit 2.

Të dyja këto sëmundje bashkë shkaktojnë një mos funksionim normal të këmbëve tuaja.

Problemet kardiovaskulare

Edhe problemet me zemrën shkaktojnë dëmtime neurologjike që lidhen më pas me vështirësi në kontrollimin e këmbëve. Mpirja dhe djegia e këmbëve mund të jenë simptoma të shpeshta.

Shtylla kurrizore

Një numër problemesh me shtyllën kurrizore lidhen ngushtë me mpirjen e këmbëve. Në shumë raste dëmtimi i shtyllës kurrizore nga faktorë të jashtëm apo sëmundje si skleroza e shumëfishtë shkaktojnë këto simptoma.

Këpucët e ngushta

Shpeshherë edhe zgjedhja e këpucëve ndikon në shëndetin e këmbëve tona. Nëse vishni këpucë që janë shumë të ngushta mund të ndalojnë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojnë mpirje të këmbëve. Sigurohuni të zgjidhni këpucë të rehatshme dhe të gjera për këmbët tuaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME