Categories Covid-19

Mrekulli/ Një paciente me Covid-19 sjell në jetë binjakët, vetë ishte në koma

Një paciente e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë dy binjakë ndërsa ishte në gjendje kome. Kur gruaja u zgjua nga koma e kishte shumë të vështirë të besonte se binjakët ishin dy fëmijët e saj. Kjo mund të quhet vërtet një mrekulli në kohë koronavirusi.

Perpetual Uke, konsulente e reumatologjisë në qytetin e Birmingham-it, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars. Më pas u shtrua në terapi intensive, me ventilator dhe u fut në gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar atë të rikuperohej. Foshnjat lindën me prerje cezariane, më 10 prill ndërsa ishin 26 javëshe Gruaja qëndroi në koma edhe për 16 ditë të tjera.

“Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja se gruaja ime nuk ishte në mesin e atyre që kanë vdekur”, tregon burri i Ukes, Matthew. Kur gruaja, e cila është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë u zgjua nga koma pas dy javësh nuk besonte se dy binjakët ishin të saj megjithëse stafi i spitalit ia thoshte.

“Kur më treguan foto, ata ishin aq të vegjël, nuk dukeshin aspak si foshnje të zakonshme. Nuk më besohej që ishin fëmijët e mi”, tha ajo. Binjakët, Sochika Palmer peshonte vetëm 770g, ndërsa vëllai i saj, Osinachi Pascal, 850g.

Binjakët u larguan nga spitali pasi kaluan 116 ditë atje, dhe po “ bëhen më mirë dita ditës “, thotë zonja Uke. “Nuk do doja asnjëherë që ata të kalonin një vështirësi të tillë që në lindje. Ata nuk mundën të shikonin mamanë e tyre për dy javë, gjë që sigurisht më bëri shumë të mërzitur , ama fatmirësisht, gjërat janë në normalitet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME