Categories Kulture

“Mrekullia” Ermonela Jaho

Sopranoja shqiptare mahnit Barcelonën Emri i saj është i njohur në mbarë botën falë zërit magjik që ka. Ermonela Jaho për të disatën herë ka emocionuar një publik të tërë me interpretimin e saj.

Në rolin e skllaves Liu në veprën “Turandot” e Giacomo Puccini, më shumë se 2 mijë persona, të pranishëm në teatrin e Barcelonës, kanë duartrokitur për 9 minuta rresht performancën e sopranos shqiptare.

“Një përbindësh në skenë”, kështu e kanë cilësuar mediat e huaja Jahon. Shumë prej tyre si ‘El Espanol’, ‘El Pais’, shkruajnë të njëjtën gjë. Se vetëm Ermonela Jaho ka aftësinë dhe personalitetin për të prekur me anë të këndimit çdo person të pranishëm në sallë. “Ajo që përbën një hap gjigant në evolucionin e të kënduarit është mrekullia e quajtur Ermonela Jaho. Sopranoja shqiptare impresionoi publikun sapo këndoi pianissimo-n e saj të parë”, shkruan “El Pais”.

E kthyer padyshim në një ikonë të artit botëror, soprano shqiptare me interpretim të saj në skenat më të mëdha vërteton edhe njëherë më shumë se është unike në atë çfarë përcjell. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME