Categories Lajme

Mrekullitë ekzistojnë, përqafimi i vëllait binjak i shpëton jetën foshnjës së porsalindur

Mrekullitë egzistojnë dhe ky duket se është rasti i një foshnje në Angli. Bëhet fjalë për një bebe të lindur para kohe nga një barrë binjake, të cilët mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar. Dylan peshonte 900 gr ndërsa i vellai Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.

Djemtë, nga Ërexham, Angli  kishin lindur 15 javë më herët dhe ndërsa gjendja e Deiniol u përkeqësua,  Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme. Dy fëmijët u futën bashkë në inkubator. Dhe disa orë më pas gjëndja e Deniol u përmirësua dhe mjekët i ulën dhe sasinë e oksigjenit në 50%.

Nëna Hannah Zimunya e cila ka dhe tre fëmijë të tjerë,  beson se ishte djali i saj Dylan që i shpëtoi jetën të vëllait Deiniol, thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje pasi binjakët u ribashkuan në inkubator. “Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, është shprehur nëna për BBC.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME