Categories Kuriozitete

Mrekullitë ekzistojnë, vogëlushi zgjohet nga koma

Mrekullitë ekzistojnë, dhe kështu ndodhi edhe me vogëlushin Michael, i cili kishte rënë në koma për gati 7 muaj. Ai u zgjua dhe sapo hapi sytë i buzëqeshi babait të tij. Ky ishte një gëzim i madh për prindërit e vogëlushit, të cilëve mjekët u kishin thënë se me shumë gjasa Michael nuk do të zgjohej kurrë. Foshja kishte rënë në koma pasi kishte pësuar atak kardiak.

Mjekët kishin dyshime gjithashtu se vogëlushi 10-muajsh mund të kishte pësuar dëmtime në tru. Por, për fat të mirë ekzaminimi me skaner zbuloi se nuk kishte asgjë të tillë. Sidoqoftë, Michael është ekzaminuar me një anomali jashtëzakonisht të rrallë në zemër që duhet të operohet për të shpëtuar.

Shpenzimet për operacionin janë të larta. Prindërit janë duke mbledhur 120 mijë Paund për të shpëtuar vogëlushin e tyre. Ata kanë gjetur një spital në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të kryejë këtë operacion. Mjekët amerikanë i thanë nënës së Michael se pas ndërhyrjes në zemër, vogëlushi do të rikuperohet plotësisht brenda 6 muajve. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME