Policia e Shkodrës i ka vënë prangat tre vëllezërve në fshatin Toplanë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona po synonin të kultivonin kanabis në atë zonë.
Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale, Policia e Shkodrës zhvilloi operacionin “Brebulla” dhe u vuri prangat tre të rinjve vëllezër me njeri – tjetrin: K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, banorë në Toplanë, që e përfshin bashkia e Vaut të Dejës.
Tre vëllezërit,, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të kanabisit në Toplanë, në Iballë të Pukës, mbi liqenin e Komanit.
Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”