Categories Lajme

“Boli”, “Idli” dhe “Rocky”/ Nofkat e ka pove të 2 grupeve

Policia e Milanos arrestoi 7 shqiptarë dhe një italian me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit jetonin të gjithë në Komo.

Policia italiane ka dhënë vetëm emrat e shefave të 2 organizatave të strukturuara kriminale. Ata janë durrsakët Seit Ajazi që njihet edhe me nofkën “Idli” dhe Agim Proshka, që thirret edhe me nofkën “Boli”.

Ndër të arrestuarit është edhe një shtetas shqiptar 21-vjeçar i lindur në Greqi, që mban pseudonimin “Rocky Balboa”.

Të dy grupet kriminale kishin lidhje farefisnie e krushqie me njeri-tjetrin. Arrestimet janë në vazhdim të vënies në pranga të 23 narkotrafikantëve në shtator 2018.

Agim dhe Edison Proshka së bashku me Jurgen Verbovcin janë arrestuar edhe në shkurt 2018, kur u kapën me 17 kilogram kokainë që po dërgohej nga Holanda në Itali. Sipas medieve italiane hetuesit thonë se këto 2 organizata kriminale kanë trafikuar të paktën 40 kg kokainë.

Ajo shpërndahej në shitës më të vegjël me nga 100 – 200 gram secili. Gjatë operacionit u gjetën edhe një revolver, një pistoletë gjysmë automatike, 2 pistoleta automatike dhe një sasi municionesh të kalibrave të ndryshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME